Nagavci në tubimin në Malishevë: Kemi punuar fort për ta bërë shtetin tonë më të fuqishëm, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka mbajtur fjalim në tubimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ku ka përmbledhur punën katër vjeçare të qeverisjes Kurti e sidomos në fushën e arsimit të cilën ajo e ka udhëhequr.

Ministrja Nagavci tha se në arsim kanë ndarë burësa prej mijëra eurove për studentët dhe kanë përmisuar kushtet për mësimdhënësit.

“Kemi punuar fort e pa u ndalur për ta bërë shtetin tonë më të fuqishëm, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Jemi angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur transparencë dhe drejtësi në çdo hap vendim e veprim të qeverisë Kurti duke investuar në arsim me mijëra bursa për student, kushte dinjitoze për mësmimdhënësit, investime në shëndetësi në infrastrukutrë e bujqësi. Në secilin prej sektorëve të qeverisjes sonë dukë krijuar mundësi për të rinjtë për vajzat e për gratë, dhe duke siguruar që burimet tona natyrore dhe financat publike të shfrytezohen në mënyrë të drejtë, të qëndrueshme për të gjithë e për secilin”, ka thënë Arbërie Nagavci.

Po ashtu, Nagavci tha se janë angazhuar që çdo herë të vendosin trasnparencë dhe drejtësi në çdo hap të qeverisjes Kurti.



Source link