
BDI reagoi edhe sot ndaj partive shqiptare në pushtet. Duke komentuar anketën e fundit, BDI thotë se “me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe dhe nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi”.
Reagimi i plotëi BDI-së:
Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.
Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.
Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit. Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.
Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian. Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare. Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!
BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.