
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin. Berisha u shpreh se mbështet protestën para Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se Martin Cani është vrarë për së dyti.
Ai theksoi se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe TikTok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të mitur..
“Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’,”- deklaroi kreu i PD.
Sali Berisha: Ishin vrasje për së dyti. Martin Cani një engjëll 14-vjeç u ther në derën e shkollës dhe i vetmi përgjegjës u bën TikTok dhe media që denoncuan me forcën më të madhe krimin e shëmtuar.
Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, Mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’. Rama dhe ministrat janë më kriminelë, ndaj e meritojnë çdo protestë nga cilido. Mbështes protestën para Ministrisë së Brendshme