
Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Ilir Kërçeli, gjatë ditës së sotme ka vizituar odën e familjes Gashi nga Gollaku.
Kërçeli, gjatë bisedës në këtë odë është shprehur se opozita po mendojnë që me autobusa munden me i fitu zgjedhjet.
“Ata po mendojnë që me autobusa munden me i fitu zgjedhjet, s’fitohen zgjedhjet me autobusa”, ka thënë ai.
Tutje aj ka thënë se qeveri i ka kthyer cent më cent parët të populli ndërsa bëri të ditur kuptimin e sloganit të kësaj partie.
“Kjo qeveri i ka kthyer cent em cent parët të populli, i ka kthy me rritje të pensioneve, të shtesave për fëmijë, me lehona, me energji përmes subvencione e me shumë punë të tjera.
Sllogani cep më cep, I ka dy kuptime, edhe cep më cep me e shtru sovranitetin e me I shkatrru ato banda kriminale e me e ndalë atë kontrabandë që ka ardhë prej pavarësisë deri tani jon bo 8 miliardë euro janë bo kontraband që jon hi në gjepa të tyre”, ka thënë Kërçeli.