Mungon vetëm Prodani, te Laçi debuton portieri Molla


Postuar: Janar 10, 2025 | 11:02

Laçi luan sot në orën 13:30 një transfertë delikate kundër Egnatias në Rrogozhinë.

laci

Në tri sezonet e fundit, kurbinasit kanë vuajtur shumë ndaj këtij rivali. Të besuarit e Françesko Morieros janë stërvitur me ngarkesë të plotë, ndërsa grupi mund të thuhet se është cunguar disi, pasi javët e fundit janë larguar emra të rëndësishëm si Mario Dajsinani, Enriko Papa dhe Mario Bajramaj.

Nga ana tjetër, është afruar mesfushori kosovar, Alban Shabani, i cili do të jetë i gatshëm. Bardhezinjtë kanë plot dy vite e gjysmë që nuk fitojnë në Rrogozhinë, teksa për herë të fundit e kanë bërë më 4 maj 2022 me shifrat 0-2, teksa vendoste dopieta e Saliu Guindo.

Sot Moriero nuk do të ketë të gatshëm për shkak kartonësh mbrojtësin e majtë, Indrit Prodani, ndërsa rikthehet në dispozicion sulmuesi i krahut, Ledjo Tresa. Në portë pritet të debutojë Marko Molla, i cili vjen pas aventurës në Itali.fhf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link