
Postuar: Janar 7, 2025 | 20:48
Vllaznia mund Tiranën në Klasiken e futbollit shqiptar, por sfida rezulton sa spektakolare, me 7 gola, aq edhe dramatike me tre të lënduar dhe një lojtar që përfundon në spital. Pas lëndës plasëse në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë e luajtur në Lushnjë që dëmtoi tre lojtarë të Vllaznisë dhe që solli ndaljen e lojës me 13 minuta, erdhi edhe “mandata”.
KF Tirana u dënua të luajë pa tifozë, pjesën e mbetur të sezonit. Komisioni Juridik vendosi në këtë formë, pasi së pari, lënda plasëse rrezikoi jetën e fëmijëve që mblidhnin topat anës fushës, lojtarëve, por edhe pjesës tjetër të individëve, të cilët rrinë rreth fushës.
Fakt rëndues është marrë mos marrja e masave organizative nga e ana e bardhebluve dhe ndalja e lojës për më shumë se 13 minuta. Gjithsesi, pas disa javësh pa tifozë, bardheblutë u falën nga apeli në prag të sfidës me Partizanin. Ajo e së premtes duhet të jetë takimi i “hakmarrjes”.
PANORAMASPORT.AL
