Një tjetër yll i Manchester Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas dhjetë vitesh dhe 16 titujsh – Gazeta Express


Një tjetër yll i Manchester Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas dhjetë vitesh dhe 16 titujsh.

rcNPyHbvA2YX4KrtLSRPck 1024 80 1

futbolli

IMG 6099 2

Gazeta Express

28.04.2026 17:45

John Stones njoftoi të martën se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit kur i skadon kontrata aktuale.

Në moshën 31-vjeçare, Stones largohet nga klubi me 16 trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe Champions League – titulli i parë në historinë e Cityt.

7303a9a9 01fe 4262 a38f e5614d531aee 16 9 discover aspect ratio default 0 x1000y448

Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm gjatë epokës së Pep Guardiolës, ai është rrënuar nga lëndimet dhe problemet fizike sezonet e fundit.

Ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon, vetëm katër prej tyre që nga fillimi – mungesa e vazhdimësisë ishte faktori vendimtar në mos zgjatjen e kontratës.

Largimi i tij pason atë të Bernardo Silvës, i cili gjithashtu pritet të largohet nga City në qershor kur i skadon kontrata.

Klubi anglez do të duhet të hyjë në tregun e transferimeve për të zëvendësuar mbrojtësin ose për të rikthyer Vitor Reis, i cili është i huazuar te Girona këtë sezon.

Stones mbetet optimist për të siguruar një vend në Kupën e Botës të këtij viti në SHBA, Meksikë dhe Kanada dhe ishte pjesë e skuadrës përfundimtare të trajnerit Thomas Tuchel për miqësoret kundër Uruguait dhe Japonisë.

Në total, Stones, i cili u transferua nga Evertoni te City për mbi 50 milionë euro në vitin 2016, ka bërë 293 paraqitje për Citizens dhe shpreson të largohet me disa tituj të tjerë në karrierën e tij.

Ai ka fituar tashmë Kupën Carabao këtë sezon dhe mund të largohet me dy trofe të tjerë: Kupën FA, ku City është në finale kundër Chelseat dhe titullin e Premierligës, ku aktualisht janë të mbyllur në një garë të ngushtë me Arsenalin./GazetaExpress/