Inteligjenca artificiale parashikon se kush do ta fitojë Champions League.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Ky short ka prodhuar disa ndeshje interesante duke përfshirë Real Madrid – Manchester City dhe PSG – Chelsea.
“One Football” publikoi një artikull special në të cilin thuhej se kishin pyetur inteligjencën artificiale se kush do të kurorëzohej fituesi i Champions League.
Duket se “ChatGPT” më në fund ka vendosur të gëzojë tifozët e Arsenalit, pasi AI e sheh klubin londinez si fitues të kompeticionit prestigjioz.

Arsenali do të përballet me Bayer Leverkusen në fazën e 16-të.
Nga ndeshjet e shpallura sot, IA parashikon që PSG do të mundë Chelsean dhe Liverpool do të triumfojë ndaj Galatasaray.
Manchester City pritet të mposhtë Real Madridin ndërsa Bayern Munich pritet të mposhtë Atalanta Bergamo.
Sipas AI, Barcelona do të kalojë Newcastle ndërsa Atlético Madrid do të kalojë Tottenham.
Ndërkohë, Sporting Lisbonës pritet të mposhtë Bodø/Glimt, i cili befasoi Interin në play-off.
Ndeshjet e raundit të 16-të do të zhvillohen më 10 dhe 11 mars – dy ndeshjet e para – me ndeshjet e dyta një javë më vonë, më 17 dhe 18 mars./GazetaExpress/
