
05 Jan. Zjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër, flakët shkaktojnë deme në vendin e lutjeve
[ad_1]
Një vatër zjarri është regjistruar sot në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës. Nga kjo vatër zjarri raportohet se është djegur vendi i lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 dhe menjëherë mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia.
Gjithashtu mësohet se zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv. Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas informacioneve paraprake, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e lutjeve.
[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.