
Vit pas viti flota e mjeteve në Shqipëri është gjithnjë e më shumë green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për janar 2025 janë regjistruar 391 mjete all-electric pra 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, 41% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë all- electric, një rritje me 30% më shumë krahasuar me vitin 2023. Në total, numri i mjeteve elektrike në Shqipëri është 6,769 duke shënuar rritje prej 6% nga viti i kaluar.
Tendenca pozitive vijon edhe për mjetet electrik/hybrid plug- in, ku 84% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë electric/hybrid plug-in, 37% më shumë krahasuar me janar 2024.
Flota e mjeteve në Shqipëri po shënon transformim drejt mjeteve miqësore me mjedisin, kjo ka sjellë dhe një impakt ambiental, ku janë përhapur në atmosferë 516,120 kg CO2/vit më pak dhe 17.204 mushkëri ambientale më të pastra, falë regjistrimeve të reja të mjeteve green.
Ndërkohë, sipas statistikave të publikuara nga DPSHTRR, 73.5% e autoveturave të regjistruara gjatë janar 2025 janë Euro 5 e sipër.
Të dhënat tregojnë për një rritje të interesit për makina ekologjike green në vend dhe një ndërgjegjësim të shtuar nga ana e qytetarëve duke përqafuar teknologjitë e pastra në transport. /SCAN