153 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit! Këtë vit pa delegacion zyrtar bullgar

goce delcev

153 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit! Këtë vit pa delegacion zyrtar bullgar

[ad_1]

Në shënimin e këtij viti të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev nuk mori pjesë delegacioni zyrtar bullgar. Dje shefi i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev tha se Maqedonia këtë vit nuk i dërgoi ftesë Bullgarisë për shënim të përbashkët të lindjes së Goce Dellçevit.

Ndryshe në këtë përve=jetor morën pjesë krerët më të lartël të shtetit.

”Ideali i Goce Dellçevit që bota të jetë fushë për garë kulturore mes popujve të jetë inkurajim për çdo gjeneratë që të krijojmë kushte për pjesëmarrje në atë garë fisnike. Këtë e porositi kryepeshkopi Stefan hirësia e tij, i cili në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit mbajti shërbim përkujtimorë para varrit të tij në kishën Shën Spasi.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe krerët shtetërorë, ambasadorët, opozita si dhe përfaqësues të shoqërive që në varrin e Goce Dellçevit vendosën kurora me lule.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke uruar përvjetorin e lindjes së Dellçevit tha se ai është pjesë e identitetit maqedonas.

“Atë që kemi bërë në të kaluarën vazhdojmë ta bëjmë edhe si Qeveri. Vlerësojmë se Qeveria maqedonase duhet ta ketë traditë dhe në të ardhmen ta festojë këtë ditë për shkak se ky është revolucionari ynë maqedonas që është pjesë e identitetit maqedonas dhe vepra e tij asnjëherë nuk guxon të harrohet”, tha Micksoki.

Kryetari i LSDM-së, Veno Filipçe tha se luftëtari, vizionari dhe revolucionari Goce Delçev ka luftuar për Maqedoni të lirë dhe demokratike.“Mendimet e tij të mençura janë aktuale dhe relevante edhe sot. Ai është nisur në luftë duke i thirrur të gjithë njerëzit pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, kombëtare dhe politike sepse kanë pasur vetëm një qëllim, shtet të lirë. Ne sot duhet të vazhdojmë në atë frymë për t’i tejkaluar dallimet kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe të gjithë bashkë të luftojmë për një Maqedoni me prosperitet dhe të integruar në BE”, deklaroi Filipçe.

Arbër Ademi nga BDI tha se vizioni i Dellçevit ka lënë shenjë të përhershme ndërsa ideologjia e tij na duhet më shumë se kurrë.

“Ideja e veprës së Dellçevit është ideologjia që sot na duhet më shumë se kurrë. Bashkëjetesa, respektimi i ndërsjellë, pasurimi të ndërsjellë kulturor, janë themelet për ta ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, kështu që dallimet që i kemi nuk duhet të jenë arsye për ndarje, përkundrazi duhet të jenë burim për nxitje, forcë dhe perspektivë”, u shpreh Ademi.(tv21)

[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.